Pas takimit me zëvendësndihmës sekretarin për çështje Evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, partia opozitare AAK, ka dalë me komunikatë për media, ku e ka ripërsëritur qëndrimin e saj, pro planit evropian.
Aty thuhet se AAK, i jep mbështetje propozimit të BE-së, sepse në vete e ka njohjen “de-fakto” të shtetësisë së Kosovës, nga Serbia.
Në njoftim quhen shkurpamës ata që e kundërshtojnë marrëveshjen me Serbinë.
“Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes nacional i yni! I kemi dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral. Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se AAK qëndron në krah të ShBA-së dhe BE-së për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë.
The post AAK pas takimit me Escobar: Propozimi evropian e ka brenda njohjen “de-fakto” appeared first on Dukagjini.
The post AAK pas takimit me Escobar: Propozimi evropian e ka brenda njohjen “de-fakto” appeared first on Dukagjini.
0 comments on “AAK pas takimit me Escobar: Propozimi evropian e ka brenda njohjen “de-fakto””