Kryeministri o Malit të Zi, Dritan Abazovic, që tani e ka uruar Jakov Millatoviq, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Abazoviq tha se ky është momenti që kanë pritur që 30 vite.
“Momenti që prisnim mbi 30 vite- faleminderit qytetarë të lirë!!! Fitore! Urime Jakov Milatovic zgjedhja për presidentin e parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar. Ne kemi një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik!”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
Sipas rezultateve preliminare, nga të dhënat e Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI) tregojnë se kandidati nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq, është duke kryesuar ndaj presidentit aktual Milo Gjukanoviq.
Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 39,8 për qind.
The post Abazoviq uron Millatoviqin: Të përgëzoj për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi appeared first on Dukagjini.
The post Abazoviq uron Millatoviqin: Të përgëzoj për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi appeared first on Dukagjini.