MONDO

Abdixhiku: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike, ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog

abdixhiku:-mashtrim-dhe-humbje-e-nje-mundesie-historike,-ky-eshte-epilogu-i-kurtit-si-kryeminister-ne-dialog


Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dakordimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, për zbatimin e planit evropian.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike, ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog”.

Më tej, kreu i LDK-së ka thënë se kushtet e Kurtit për dialogun u zhbënë, dhe kjo Kosovës i ka kushtuar shumë.

“Një kauzë politike e rremë që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjesht u zhbënë”, ka theksuar ai.

“Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të, është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, ka përfunduar Abdixhiku.

The post Abdixhiku: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike, ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog appeared first on Dukagjini.

The post Abdixhiku: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike, ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog appeared first on Dukagjini.

Mata

0 comments on “Abdixhiku: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike, ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog

Leave a Reply

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: