Abdixhiku në takim me Hovenier: Pa njohje nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

0
24
abdixhiku-ne-takim-me-hovenier:-pa-njohje-nuk-mund-te-kete-normalizim-te-marredhenieve-me-serbine

Krytari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në zyre të partisë së tij ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë diskutuar për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Abdixhiku, tha se LDK-ja mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të dialogut.

“Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Ambasadorin e njoftova mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, ka thënë ai.

Abdixhiku e ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së, se pa njohje të Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar për detajet e planit evropian, sepcifikisht për nenin 7 dhe 10.

“LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Në takim po ashtu elaboruam edhe pikëpamjet tona mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes”, ka shkruar Abdixhiku.

The post Abdixhiku në takim me Hovenier: Pa njohje nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë appeared first on Dukagjini.

The post Abdixhiku në takim me Hovenier: Pa njohje nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë appeared first on Dukagjini.

Vito Califano

Leave a Reply