Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti e ka komentuar takimin që zhvilloi mëngjesin e sotëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ahmeti në emisionin Debat Plus, ka treguar se kryeministrit të Kosovës i ka ofruar përkrahje për vendimin që ai do ta marrë në dialogun me Serbinë.
“Nuk kam ardhur me fuqinë e këshillëdhënësit, jam një aktivist i lëvizjes shqiptare”.
“Kam punuar më shumë për Kosovën, nuk jam kursyer për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe i kam shprehur përkrahje Kurtit për vendimin që ai do të marrë me një fjalor vëllazëror”, ka thënë Ahmeti.
Një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Ahmetin do të ishte dobishme dhe për shqiptarët e Maqedonisë.
The post Ali Ahmeti: Nuk jam në Ohër si këshilldhënës, i kam shprehur përkrahje Kurtit appeared first on Dukagjini.
The post Ali Ahmeti: Nuk jam në Ohër si këshilldhënës, i kam shprehur përkrahje Kurtit appeared first on Dukagjini.