Arifi tregon se pse s’ka nënshkruar në deklaratën e përbashkët me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

0
2
arifi-tregon-se-pse-s’ka-nenshkruar-ne-deklaraten-e-perbashket-me-perfaqesuesit-e-lugines-se-presheves

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i ka treguar arsyet se pse nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, ku kërkohej që shqiptarët të kenë të drejta të barabarta sikurse serbët në planin evropian.

Sipas të parit të Komunës së Luginës së Preshevës, ky dokument i zhvlerëson dokumentet e mëhershme që i kanë miratuar përfaqësuesit e popullit shqiptarë në Serbi.

“Numër një, në parim jemi plotësisht dakord sepse nuk është diçka e re ky dokument. Numër dy, ky dokument zhvlerëson dokumentet e mëhershme se ka dhjetëra dokumente të cilat përfaqësuesit e Luginës së Preshevës që 3 dekada, ia kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës”, ka theksuar Arifi.

Sipas Arifit, ky dokument ka probleme teknike dhe nuk ka një adresë të saktë se kujt i është adresuar.

“Ka problem teknike gabime numër një nuk ka një adresë të saktë kujt i është adresuar, numër dy, në qoftë se ky dokument u dorëzohet ndërkombëtarëve është vetëm në gjuhën shqipe. Numër 3 u përngjan dokumenteve të mëhershme që një intelektual mik i Shaip Kamberit e ka marrë dhe i ka vendosur si tekst edhe kjo është prejardhja e këtij dokumenti. Edhe një arsye tjetër, mos harroni se partia e Shaip Kamberit është nën presion publik në Luginë të Preshevës, për shkak të hajnisë së 2 milionë eurove nga Republika e Kosovës, që tani është temë kryesore Luginë të Preshevës dhe në këtë formë ky dokument është përdorur plotësisht për konsum politik dhe kjo është arsyeja pse unë dhe një parti tjerë që nuk e ka nënshkruar këtë dokument”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Ndërsa, Arifi ka thënë se nënshkrues i këtij dokumenti është edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, të cilin sipas kryetarit të Preshevës, në atë pozicion e ka vendosur kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiq.

“Një nga nënshkruesit është dhe Ragmi Mustafi i cili aty figuron kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, por ai nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, atë e ka vendosur Bërnbiq për ta udhëhequr përkohësisht, edhe kjo ka qenë një nga arsyet e tjera pse nuk e kam nënshkruar”, ka deklaruar Arifi.

EKSKLUZIVE: Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian

 

The post Arifi tregon se pse s’ka nënshkruar në deklaratën e përbashkët me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës appeared first on Dukagjini.

The post Arifi tregon se pse s’ka nënshkruar në deklaratën e përbashkët me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës appeared first on Dukagjini.

pappa2200

Leave a Reply