MONDO

Blinken bisedë telefonike me Borrell, flitet për dialogun Kosovë-Serbi

blinken-bisede-telefonike-me-borrell,-flitet-per-dialogun-kosove-serbi


Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, përkatësisht lidhur me takimin që pritet të mbahet në Ohër, të shtunën.

Përmes një postimi në Twitter, Blinken ka thënë se pjesë e bisedës ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Diskutim i rëndësishëm sot me @EU_EEAS Përfaqësuesin e Lartë @JosepBorrellF. Diskutuam Dialogun Serbi-Kosovë të udhëhequr nga BE-ja dhe anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen tonë të unifikuar dhe të palëkundur për Ukrainën”, ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, Borrell dhe Blinken kanë rënë të dytë dakord se ky është momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën e 18 marsit do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

The post Blinken bisedë telefonike me Borrell, flitet për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Dukagjini.

The post Blinken bisedë telefonike me Borrell, flitet për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Dukagjini.

Vittorio Ferla

0 comments on “Blinken bisedë telefonike me Borrell, flitet për dialogun Kosovë-Serbi

Leave a Reply

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: