MONDO

Chollet bisedon me Vuçiq: U pajtuam për rëndësinë e angazhimit konstruktiv më 18 mars

chollet-bisedon-me-vuciq:-u-pajtuam-per-rendesine-e-angazhimit-konstruktiv-me-18-mars


Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Chollet theksoi se janë kanë rënë dakord me Vuçiq për rëndësinë e angazhimit konstruktiv për propozimin e BE-së në takim e 18 marsit në Ohër.

“Bisedë e mirë me presidentin Vuçiq. Ne ramë dakord për rëndësinë e angazhimit konstruktiv për propozimin e konsoliduar të BE-së më 18 mars”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Gjithashtu, Chollet rikonfirmoi mbështetjen e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Rikonfirmuam mbështetjen e SHBA-së për Dialogun me BE-në dhe përfitimet që normalizimi i marrëdhënieve do t’i sjellë Serbisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, gjatë mbrëmjes të së premtes edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan, Derek Chollet, pas arritjes së tij në Ohër të Maqedonisë.

Përmes një postimi në Tëitter, Kurti ka bërë të ditur se takimi në Ohër ishte pjesë diskutimi në bisedën me Chollet.

“Me të mbërritur në Ohër/Ohër para bisedimeve të nesërme, pata një telefonatë me të @CounselorDOS Chollet. Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar ai.

Kurti arrin në Ohër, zhvillon bisedë telefonike me Chollet

The post Chollet bisedon me Vuçiq: U pajtuam për rëndësinë e angazhimit konstruktiv më 18 mars appeared first on Dukagjini.

The post Chollet bisedon me Vuçiq: U pajtuam për rëndësinë e angazhimit konstruktiv më 18 mars appeared first on Dukagjini.

Vito Califano

0 comments on “Chollet bisedon me Vuçiq: U pajtuam për rëndësinë e angazhimit konstruktiv më 18 mars

Leave a Reply

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: