Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut Michael Helmut Roth, ka thënë se Serbia dhe Kosova kanë një shanse reale që të bëhen anëtare të Bashkimet Evropian ndërmjet vitit 2025-2030.
Roth në një intervistë për revistën Novi ka specifikuar se nuk është shumë i lumtur me komente që Kosova dhe Serbia i kanë dhënën për marrëveshjen e Ohrit, pasi sipas tij kjo e prishë thelbin e planit evropian.
Si e shihni rezultatin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën patronazhin e BE-së në takimin e përfunduar së fundmi në Ohër?
“Unë jam këtu në momentet vendimtare për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës dhe rruga për të dyja vendet është drejt Bashkimit Evropian. Dhe, e përsëris, jam plotësisht i bindur se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një shans real për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut.
“Udhëheqja e guximshme e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të kapërcyer polemikat, për të vendosur baza të përbashkëta për pajtim, besim të ndërsjellë… Dhe prandaj jam i sigurt se marrëveshja e Ohrit është një hap i rëndësishëm përpara dhe pritshmëria ime e qartë është që të dyja palët zbatojnë atë që kanë premtuar”.
“Është një sfidë e madhe për Kosovën, por edhe për Serbinë. Dhe me të vërtetë shpresoj që të ketë një shans që presidenti i Serbisë dhe qeveria e Kosovës të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj kësaj marrëveshjeje. Nuk jam shumë i lumtur për komentet që shpërfillin thelbin e kësaj marrëveshjeje… Baza e marrëveshjes ishte propozimi gjermano-francez dhe negociatat ishin nën kujdesin e Bashkimit Evropian me të dërguarin special Mirosllav Lajçak dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politika e Jashtme dhe Siguria dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian Josep Borrell. Dhe kështu shpresoj se lidershipi i të dyja palëve do t’i mbajë premtimet”, ka theksuar ai.
Më tej ai ka kritikuar shoqërinë civile në Serbi e cila sipas deputeti gjerman është shumë e ndjeshme kur bëhet fjalë çështja e Kosovës.
“Dhe dialogu për normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një nga elementët kyç. Duhet të kem parasysh se shoqëria civile në Serbi është jashtëzakonisht e ndjeshme kur bëhet fjalë për Kosovën, por në fund ajo që na duhet vërtet është lidershipi i guximshëm”, ka përfunduar Roth.
The post Deputeti i Bundestagut: Jam plotësisht i bindur se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një shans real për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian appeared first on Dukagjini.
The post Deputeti i Bundestagut: Jam plotësisht i bindur se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një shans real për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian appeared first on Dukagjini.