Donika Kadaj Bujupi emërohet si këshilltare e presidentes Osmani

0
109
donika-kadaj-bujupi-emerohet-si-keshilltare-e-presidentes-osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Donika Kadaj Bujupin, këshilltare në Kabinetin e Presidentes.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se “Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit”.

Sipas njoftimit, në Presidencë, Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kadaj Bujupi në të kaluarën ishte deputete e AAK-së, pastaj ishte transferuar në LVV, kurse së fundmi nuk ishte e angazhuar në ndonjë parti politike, por vetëm si analiste në studio televizive.

The post Donika Kadaj Bujupi emërohet si këshilltare e presidentes Osmani appeared first on Dukagjini.

The post Donika Kadaj Bujupi emërohet si këshilltare e presidentes Osmani appeared first on Dukagjini.

Cristian Nardi

Leave a Reply