Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sjell përfitime reale, praktike, politike dhe ekonomike.
Ai ka kujtuar se palët e kanë pranuar atë dhe ka thënë se për zbatimin e tij do të diskutohet në fundjavë.
“Më duhet të jem i qartë, ShBA-ja vlerëson se në këtë moment nuk ka një marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, ka thënë Hovenier në një takim me gazetarët, të mërkurën në Prishtinë, shkruan REL.
Ai ka thënë se fokusi kryesor tani duhet të jetë te “zbatimi i suksesshëm dhe efektiv” i planit.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së.
Dy udhëheqësit u dakorduan muajin e kaluar se përmbajtja e tij nuk ka nevojë të diskutohet më tutje.
The post Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë appeared first on Dukagjini.
The post Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë appeared first on Dukagjini.