MONDO

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Gjermani

i-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar,-arrestohet-30-vjecari-shqiptar-ne-gjermani


Silvester Driza është  arrestuar nga policia gjermane në  kuadër të  operacionit “Freiburg.”

Driza akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale dhe arrestimi i tij është  bërë  me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

“Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit policor të koduar “Freiburg”, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit në kohë, nga Policia gjermane është kapur në Freiburg, Gjermani, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar S. D., 30 vjeç”, thuhet në  njoftim.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë./Albeu.com/

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Vito Califano

0 comments on “I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Gjermani

Leave a Reply

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: