Kica-Xhelili: RTK-ja dëshmoi sërish rezistencë politike

0
110
kica-xhelili:-rtk-ja-deshmoi-serish-rezistence-politike

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar VV-në për ndikime politike në RTK.

Duke i komentuar emërimet në pozita të larta në RTK-ja, ajo ka bërë me dije se televizioni Publik sërish ka dëshmuar se nuk mund t`i rezistoi politikës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka kritikuar Bordin e RTK-së, duke thënë se nuk po vepron në mënyrë të pavarur.

“PAVARËSISHT që i gjithë qëllimi i buxhetit të RTK është depolitizimi, që s’ka si bëhet përveç pavarësisë financiare. Pra, RTK, dëshmoi SËRISH që ka zero rezistencë politike. Asgjë e re.”, ka theksuar ndër të tjera Kica-Xhelili.
“Por, pse është kaq zhgënjyese, nëse nuk është e re? Sepse ASNJË bord nuk e kishte legjitmitetin politik të të gjitha partive politike në Kuvend, sikurse ky. Sot, secili anëtar i atij bordi që qëndron pasiv, i heshtur e aprovues karshi këtyre fenomeneve, dëshmon që nuk është as afërsisht rezistent sikurse ishim ne në kohën kur i zgjodhëm – kur përkundër tendencave për presione, vendosëm kauzën e meritokracisë, pavarësisë dhe barazisë gjinore para së gjithash. I bartëm sharjet. I bartëm hidhërimet e linçimet e përkrahësve tonë në emër të kësaj. Lehtë nuk ishte kurrë, por ishte e domosdoshme. Është kot të flasim për zhgënjim. Tanimë nuk jam e sigurt a është më zhgenjyese që nuk e paskan merituar besimin që ia dhamë apo që besuam naivisht në idenë që kemi njerëz rezistent që e kuptojnë domosdoshmërinë e përmbylljes së një cikli të plotë pavarësues e avancues të institucioneve të rëndësishme”, ka thënë Kica-Xhelili.

The post Kica-Xhelili: RTK-ja dëshmoi sërish rezistencë politike appeared first on Dukagjini.

The post Kica-Xhelili: RTK-ja dëshmoi sërish rezistencë politike appeared first on Dukagjini.

Vittorio Ferla

Leave a Reply