Kurti arrin në Ohër, zhvillon bisedë telefonike me Chollet

0
8
kurti-arrin-ne-oher,-zhvillon-bisede-telefonike-me-chollet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan, Derek Chollet, pas arritjes së tij në Ohër të Maqedonisë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se takimi në Ohër ishte pjesë diskutimi në bisedën me Chollet.

“Me të mbërritur në Ohër/Ohër para bisedimeve të nesërme, pata një telefonatë me të @CounselorDOS Chollet. Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, Chollet ka thënë se nga zbatimi i aneksit do të ketë përfitime për të dy vendet.

“Bisedova me kryeministrin @albinkurti për bisedimet e nesërme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE. Zbatimi do të zhbllokojë përfitime të rëndësishme për të dy vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën e 18 marsit do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

The post Kurti arrin në Ohër, zhvillon bisedë telefonike me Chollet appeared first on Dukagjini.

The post Kurti arrin në Ohër, zhvillon bisedë telefonike me Chollet appeared first on Dukagjini.

Vittorio Ferla

Leave a Reply