Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo marrëveshje është një njohje de facto për republikën e Kosovës dhe jep një nivel të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.
Por, ai më tej është ankuar që kjo marrëveshje nuk është duke u nënshkruar në mënyrë që të bëhet ligjërisht e obligueshme nga ana e Serbisë.
“Presidenti i Serbisë po i ik nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo marrëveshje është njohje de fakto”, ka deklaruar Kurti.
Më tej, ai ka theksuar se ai beson që është një platformë e mirë për të ecur për përpara.
“Ne nuk hezitojmë, ne nuk frikësohem, dhe më datën 27 shkurt dhe senate më 18 mars, si kryeministër i Kosovës, unë kam qenë i gatshëm e i interesuar që të nënshkruaj”, ka deklaruar Kurti.
“Me qenë se si lider politik e kryeministër që udhëheq me ekzekutivin e Republikës së Kosovës, unë zotohem me nënshkrim as nuk hezitoj as nuk ik, por unë guxoj”, ka deklaruar Kurti.
The post Kurti: Kjo marrëveshje është njohje de facto appeared first on Dukagjini.
The post Kurti: Kjo marrëveshje është njohje de facto appeared first on Dukagjini.
0 comments on “Kurti: Kjo marrëveshje është njohje de facto”