MONDO

Kurti takohet me Escobar të premten

kurti-takohet-me-escobar-te-premten


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të pres në takim Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Takimi pritet të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me fillim nga ora 11:00.

Para takimit me Kurtin, Escobar do të takohet me Kryeparlamentarin Konjufca në po të njëjtën ditë.

Ndërkaq, të enjten Esobar u takua me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër, për të diskutuar rreth planit të zbatimit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Pjesë e takimit do të jetë edhe Escobar.

The post Kurti takohet me Escobar të premten appeared first on Dukagjini.

The post Kurti takohet me Escobar të premten appeared first on Dukagjini.

Ufficio Stampa

0 comments on “Kurti takohet me Escobar të premten

Leave a Reply

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: