LDK-ja nuk e përkrahu marshin për drejtësi, Gashi: Nuk e kuptoj pse nuk ishte aty të paktën formalisht

0
52
ldk-ja-nuk-e-perkrahu-marshin-per-drejtesi,-gashi:-nuk-e-kuptoj-pse-nuk-ishte-aty-te-pakten-formalisht

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) nuk ishte në mesin e subjekteve politike, të cilat mbështetën marshin për drejtësi të organizuar nga platforma “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Një veprim i tillë ndonëse i pakuptueshëm, u vlerësua si jo i rastësishëm nga ana e analistit Dardan Gashi.

“Nuk është e rastësishme që ti si një parti politike [LDK] vendos të mos e përkrahësh një diçka të tillë. Për mua problematike, sepse kur lypim drejtësi, lypim drejtësi. Nuk ishte fushatë për të kërkuar mosdrejtësi. Nuk e kuptoj pse LDK-ja nuk ishte aty të paktën formalisht. Edhe VV-ja hyri si me zor”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, i njëjti tha se nuk duhet përjashtuar mundësia se një gjë e tillë mund të përdoret edhe për qëllime politike nga subjektet politike në vend.

Marshi “Liria ka emër” mblodhi afërsisht 100 mijë marshues në kryeqytetin e Prishtinës. I njëjti u mbështet nga PDK, AAK, LB, PSD, LVV dhe partitë e tjera, përfshirë edhe partitë e minoriteteve, por edhe nga figura publike e artistike të vendit.

The post LDK-ja nuk e përkrahu marshin për drejtësi, Gashi: Nuk e kuptoj pse nuk ishte aty të paktën formalisht appeared first on Dukagjini.

The post LDK-ja nuk e përkrahu marshin për drejtësi, Gashi: Nuk e kuptoj pse nuk ishte aty të paktën formalisht appeared first on Dukagjini.

Mata

Leave a Reply