Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ishte në mesin e subjekteve politike të cilat mbështetën marshin “Liria ka emër” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Një veprim i tillë ndonëse i pakuptueshëm, u vlerësua si jo i rastësishëm nga ana e analistit Dardan Gashi.
‘Nuk është e rastësishme që ti si një parti politike vendos të mos ta përkrahësh një diçka të tillë dhe për mua problematike sepse kur lypim drejtësi, lypim drejtësi. Nuk ke fushatë për të kërkuar mosdrejtësi. Nuk e kuptoj pse LDK-ja nuk ishte aty të paktën formalisht. Edhe VV-ja hyri si me zor”, deklaroi ai.
Marshi “Liria ka emër” mblodhi përafërsisht 100 mijë marshues në kryeqytetin e Prishtinës. I njëjti u mbështet nga PDK, LVV, PSD dhe figura publike të vendit.
The post LDK-ja nuk përkrahu marshin “Liria ka emër”, Gashi: Nuk e kuptoj pse nuk ishte aty të paktën formalisht appeared first on Dukagjini.
The post LDK-ja nuk përkrahu marshin “Liria ka emër”, Gashi: Nuk e kuptoj pse nuk ishte aty të paktën formalisht appeared first on Dukagjini.