Një i vdekur nga gjuajtja me armë zjarri në Dragodan, dy të tjerë plagosen me thikë

0
153
nje-i-vdekur-nga-gjuajtja-me-arme-zjarri-ne-dragodan,-dy-te-tjere-plagosen-me-thike

Një person ka ndërruar jetë si shkak i goditjes me armë zjarri në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, të shtunën.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka bërë të ditur se nga rasti numërohen edhe dy të lënduar.

“Sot rreth orës 13:20  policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

The post Një i vdekur nga gjuajtja me armë zjarri në Dragodan, dy të tjerë plagosen me thikë appeared first on Dukagjini.

The post Një i vdekur nga gjuajtja me armë zjarri në Dragodan, dy të tjerë plagosen me thikë appeared first on Dukagjini.

Vito Califano

Leave a Reply