Kryetari i Këshillit Koordinues për Familjarët e të Zhdukurve gjatë luftës, Ahmet Grajqevci, për takimin rreth çështjeve të të pagjeturve në Suharekë, ka thënë se tema kryesore e këtij takimi ishte “mbetjet mortore në morgun e Prishtinës dhe qasja ndaj tyre dhe çështja e dialogut me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur”.
“Sot u diskutua gjerë e gjatë për mbetjet mortore që dihen se janë në morgun e Prishtinës, rreth 300 mbetje mortore dhe mbetje të tjera kockore”, ka thënë Grajqevci.
Ai ka thënë se këto çështje janë diskutuar dhe kanë qenë të ftuara të gjitha institucionet shtetërore.
“Për fat të keq komisioni qeveritar për personat e zhdukur gjendet në Ohër”, ka thënë Grajqevci në edicionin special të RTV Dukagjini.
Derisa për kontributin e vendit lidhur me çështjen e personave të zhdukur ka thënë se “Nuk mund të themi që Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për personat e zhdukur, por ka pasur dhe shumë ndërkombëtarë dhe evropianë që kanë qenë të qasur në këtë çështje”, ka thënë tutje ai.
Ai ka shtuar se nga takimi në Ohër do të nxirret një aneks për personat e zhdukur.
The post Përfundon takimi në Suharekë për çështjen e të pagjeturve, Grajqevci: U diskutua për mbetjet mortore në morgun e Prishtinës appeared first on Dukagjini.
The post Përfundon takimi në Suharekë për çështjen e të pagjeturve, Grajqevci: U diskutua për mbetjet mortore në morgun e Prishtinës appeared first on Dukagjini.
0 comments on “Përfundon takimi në Suharekë për çështjen e të pagjeturve, Grajqevci: U diskutua për mbetjet mortore në morgun e Prishtinës”