Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Veternik

0
29
pese-persona-te-lenduar-nga-aksidenti-ne-veternik

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e 15 marsit në hyrje të Prishtinës, më saktësisht në Veternik.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se “rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”.

Ajo ka theksuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

The post Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Veternik appeared first on Dukagjini.

The post Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Veternik appeared first on Dukagjini.

Vittorio Rienzo

Leave a Reply