MONDO

Policia jep detaje për aksionin në disa barnatore në Prishtinë, sekuestrohen 598 lloje të produkteve

policia-jep-detaje-per-aksionin-ne-disa-barnatore-ne-prishtine,-sekuestrohen-598-lloje-te-produkteve


Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar”.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga shtatë barnatore të kontrolluara në Prishtinë, në dy barnatore është zbuluar sasi e madhe e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar.

“Sot, më 16.03.2023, hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në teren ku janë kontrolluar shtatë (7) barnatore në kryeqytet. Gjatë kontrollimit në dy barnatore është zbuluar sasi e madhe e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar. Këto barna ishin të fshehura në pjesë shtesë të lokalit të rregulluar enkas për fshehjen e tyre (në formë të bunkerit). Gjatë këtij operacioni pas zbulimit të kësaj sasie të barnave, është njoftuar edhe Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në teren dhe janë bashkangjitur ekipeve nga institucionet e përfshira në këtë operacion”, thuhet në njoftim.

Aksioni i Policisë së Kosovës në barnatoret e kryeqytetit (FOTO:PK)
Aksioni i Policisë së Kosovës në barnatoret e kryeqytetit (FOTO:PK)

Pas numërimit të produkteve nga ekipet e policisë, rezulton se janë sekuestruar 598 lloje të produkteve, kurse sasia e barnave brenda një produkti është më e madhe dhe ka mbetur të numërohen dhe evidentohen nga njësitet përkatëse.

The post Policia jep detaje për aksionin në disa barnatore në Prishtinë, sekuestrohen 598 lloje të produkteve appeared first on Dukagjini.

The post Policia jep detaje për aksionin në disa barnatore në Prishtinë, sekuestrohen 598 lloje të produkteve appeared first on Dukagjini.

valipomponi

0 comments on “Policia jep detaje për aksionin në disa barnatore në Prishtinë, sekuestrohen 598 lloje të produkteve

Leave a Reply

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: