Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas arritjes se marrëveshjes në Ohër, ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka uruar që të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.
“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik!. Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, ka vlerësuar kryeministri i Shqipërisë.
Më tej ai i ka uruar që marrëveshja e panënshkruar të bëhet realit i pakthyeshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama.
And let us sincerely congratulate the four protagonists of today’s Ohrid table, wishing that soon the unsigned agreement will turn into an irreversible new reality between Kosovo and Serbia, Albanians and Serbs, Western Balkans and the European Union
pic.twitter.com/KVHbKrG9GG
— Edi Rama (@ediramaal) March 18, 2023
The post Rama: Le të shpresojmë që marrëveshja e panënshkruar e Ohrit të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik appeared first on Dukagjini.
The post Rama: Le të shpresojmë që marrëveshja e panënshkruar e Ohrit të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik appeared first on Dukagjini.
0 comments on “Rama: Le të shpresojmë që marrëveshja e panënshkruar e Ohrit të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik”