Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell ka folur edhe për propozimin evropian në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Rama ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është gjëja më e mirë që mund të ndodhë.
“Më vjen shumë mirë që atmosfera e kësaj mbledhjeje ishte jashtëzakonisht pozitive. Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie strategjike, Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit, por është në krye në këtë rajon ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes, dialoguar, të normalizimit dhe më lejoni t’ju them që ne e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënies midis Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, propozimi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë dhe dua të besoj që asnjëra palë nuk do t’ja lejojnë vetes të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij”, ka deklaruar Rama.
Ndryshe, të enjten, Rama ka pritur në takim Borrellin në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në mes të BE-së dhe Shqipërisë.
Rama ka theksuar se kjo është mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe komisionari Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Rama pret në takim Borrellin: Mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit
The post Rama: Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, gjëja më e mirë që mund të ndodhë appeared first on Dukagjini.
The post Rama: Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, gjëja më e mirë që mund të ndodhë appeared first on Dukagjini.
0 comments on “Rama: Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, gjëja më e mirë që mund të ndodhë”