Real Madrid ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin në stadiumin spanjoll, Estadio Santiago Bernabeu.
Ndeshja e dytë ka përfunduar me rezultat 1:0, golin e shënoi sulmuesi Karim Benzema në minutën e 79-të.
Real Madrid kishte një epërsi me tri gola në ndeshjen e parë, kurse Liverpool-i ishte përball një detyre të vështirë për të arritur edhe tri gola të tjerë për të siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Pra, tri javë pas humbjes me rezultat 5-2 në Anfield, Liverpool ishte në Spanjë për të luftuar për ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Ndërsa, përveç Real Madridit, në çerekfinale do të paraqiten edhe Chelsea, Manchester City, Bayerni, Interi, Milani, Benfica e Napoli.
Napoli ka shkruar historinë, të mërkurën duke eliminuar Frankfurtin për tu kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Ligës Kampionëve.
Partenopei ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë si mysafir i Eintracht Frankfurtit dhe pas fitores edhe në sfidën kthyese (3-0) në ‘Stadio Diego Armando Maradona’, ka vazhduar tutje në garën elitare evropiane të futbollit me rezultat të përgjithshëm prej 5-0.
The post Real Madrid kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përfundon misioni i Liverpool-it appeared first on Dukagjini.
The post Real Madrid kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përfundon misioni i Liverpool-it appeared first on Dukagjini.
0 comments on “Real Madrid kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përfundon misioni i Liverpool-it”