MONDO

Rohde për marrëveshjen në Ohër: Tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara

rohde-per-marreveshjen-ne-oher:-tani-kemi-nevoje-per-perparim-te-shpejte-ne-te-gjitha-ceshtjet-e-dakorduara


Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar mbi dakordimin e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të shtunën e 18 marsit.

Përmes një postimi, ambasadori Rohde ka thënë që “tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”.

“Në të vërtetë, pa vonesë ne tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Hebestreit, ka uruar “këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë në një bazë të re”.

Hebestrei ka thënë tutje se do të jenë “krahu” i Kosovës për të përmbushur perspektivën evropiane.

“Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes #Serbisë dhe #Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për të përmbushur perspektivën tuaj evropiane!”, ka shkruar Steffen Hebestreit.

 

 

The post Rohde për marrëveshjen në Ohër: Tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara appeared first on Dukagjini.

The post Rohde për marrëveshjen në Ohër: Tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara appeared first on Dukagjini.

Vittorio Rienzo

0 comments on “Rohde për marrëveshjen në Ohër: Tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara

Leave a Reply

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: