Sanduloviq nuk shprehet optimist për marrëveshjen: Janë procese që Thaçi ka pranuar t’i bëjë në mënyrë aspak profesionale

0
23
sanduloviq-nuk-shprehet-optimist-per-marreveshjen:-jane-procese-qe-thaci-ka-pranuar-t’i-beje-ne-menyre-aspak-profesionale

Nikola Sanduloviq, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, ka thënë se nuk është optimist sa i përket marrëveshjes dhe se sipas tij, janë procese që ish-kryeministri Thaçi ka pranuar t’i bëj në mënyrë aspak profesionale, duke shtuar se ai ka hyrë i pa përgatitur duke pranuar realizimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Derisa për përkrahjen ndaj Kosovës, Sanduloviq ka thënë se nuk është e vështirë të mbash qëndrimin e përkrahjes për Kosovën.

“Unë mendoj që kjo është e zgjedhja e duhur sepse ky është fakt dhe fakti është i pandryshueshë. Kushdo tjetër që thotë gjëra të tjera, si presidenti Vuçiq, për shembull, i cili thotë në Parlament që Kosova do të marrë autonomi të gjerë. Unë sinqerisht nuk i kuptoj se si mund të mendojnë kështu dhe çfarë besojnë”

Sanduloviq ka thënë se qëndrimi i tyre është përfundimtar. “Politika jonë është e mbyllur sa i përket këtij drejtimi”, ak thënë ai.

Për përkrahjen ndaj Kosovës, Sanduloviq ka thënë se kanë gjujatur eksploziv tek ndërtesa e partisë.

“Ajo që është më e keqja është që këto kërcënime vijnë nga njerëzit e Vuçiqit, të cilët më kërcojnë mua dhe familjen time…Politika ime nuk do të ndryshojë, unë jam i gatshëm për çfarëdo presioni që më vjen“, ka shtuar ai në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

The post Sanduloviq nuk shprehet optimist për marrëveshjen: Janë procese që Thaçi ka pranuar t’i bëjë në mënyrë aspak profesionale appeared first on Dukagjini.

The post Sanduloviq nuk shprehet optimist për marrëveshjen: Janë procese që Thaçi ka pranuar t’i bëjë në mënyrë aspak profesionale appeared first on Dukagjini.

Vittorio Rienzo

Leave a Reply