MONDO

Sapo keni kaluar gripin? Ja çfarë të bëni për t’u rikthyer në formë

sapo-keni-kaluar-gripin?-ja-cfare-te-beni-per-t’u-rikthyer-ne-forme


Për një rikuperim të plotë pas gripit, është e rëndësishme që menyja juaj për dhjetë ditë të jetë e pasur me proteina, vitamina dhe kripëra minerale dhe me pak yndyrë.

Mëngjesi – Qumësht me pak yndyrë ose kos me pak yndyrë ose lëng portokalli të shtrydhur; 4-5 biskota.

Rostiçeri në mëngjes – Një frut ose lëng frutash natyral.

Dreka – Makarona ose oriz me salcë domate ose të kalitur me vaj ulliri dhe djathë parmixhano. Mish i bardhë i pulës, gjelit të detit, lepuri ose viçi (mundësisht i zier ose i pjekur) ose proshutë pa pjesë yndyrore.  Perime të ziera ose të gjalla. Bukë.

Rostiçeri pasdite – Një frut ose lëng frutash natyral (i shtrydhur).

Darka – Oriz ose supë me pak yndyrë, ose perime dhe bishtajore. Peshk i bardhë, i pjekur në furrë ose i zier, i kalitur me vaj ulliri, limon, majdanoz ose barishte të tjera aromatike.  Mocarela ose djathë parmixhano, vezë e zier. Perime të stinës, të ziera ose të gjalla, sipas dëshirës. Bukë.

Këshilla më e rëndësishme – Mos dilni jashtë kur keni temperaturë dhe kujdesuni për veten për dhjetë ditët e ardhshme.

The post Sapo keni kaluar gripin? Ja çfarë të bëni për t’u rikthyer në formë appeared first on Albeu.com.

Ufficio Stampa

0 comments on “Sapo keni kaluar gripin? Ja çfarë të bëni për t’u rikthyer në formë

Leave a Reply

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: