Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta

0
5
trump-thote-se-pret-“te-arrestohet”-te-marten,-ben-thirrje-per-protesta

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet të martën, bazuar, sipas tij, në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, të shtunën.

“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”, shkruan REL.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment.

Trump ka thënë, pa ofruar dëshmi, se “rrjedhjet ilegale” nga Zyra e Prokurorit të Mantahanit kanë dhënë shenja se ai do të arrestohet.

Ende nuk është bërë e ditur se për çka mund të akuzohet ai.

The post Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta appeared first on Dukagjini.

The post Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta appeared first on Dukagjini.

pappa2200

Leave a Reply