MONDO

Vdes një këmbësore nga aksidenti në Rogovë, gjashtë të lënduar

vdes-nje-kembesore-nga-aksidenti-ne-rogove,-gjashte-te-lenduar


Një këmbësore ka ndërruar jetë si shkak i një aksidenti në fshatin Rogovë gjersa gjashtë të tjerë kanë mbetur të lënduar, të premten.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. I njëjti ka bërë të ditur se e ndjera nuk ishte e vetmja të cilës i ishte ofruar tretman mjekësor.

“Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër). Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, ka treguar ai.

Krahas kësaj, shoferët e dy automjeteve janë ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Elezaj.

The post Vdes një këmbësore nga aksidenti në Rogovë, gjashtë të lënduar appeared first on Dukagjini.

The post Vdes një këmbësore nga aksidenti në Rogovë, gjashtë të lënduar appeared first on Dukagjini.

Ufficio Stampa

0 comments on “Vdes një këmbësore nga aksidenti në Rogovë, gjashtë të lënduar

Leave a Reply

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: