Vuçiq: Serbia e gatshme të punojë në zbatim e obligimeve deri në vijat e saj të kuqe

0
2
vuciq:-serbia-e-gatshme-te-punoje-ne-zbatim-e-obligimeve-deri-ne-vijat-e-saj-te-kuqe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tregoi se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën “deri në vijat e kuqe”.

Ai ka theksuar se deklaratat e tij janë të rëndësishme për Serbinë, prandaj flet pa mëdyshje për vijat e kuqe për Serbinë, që janë kundërshtimi i njohjes së Kosovës dhe pranimit të saj në OKB.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse ne nuk nënshkruam atë që BE-ja e quajti marrëveshje ose aneks”, tha ai.

“Ne e pranojmë konceptin, do të punojmë në zbatimin dhe jemi shumë më të gatshëm se dikush në Prishtinë, i cili është i gatshëm të nënshkruajë, dhe ai është i gatshëm të nënshkruajë, sepse kjo do të rezultonte në një obligim formal dhe ligjor për Serbinë që të pajtohet me Pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.

Sipas tij, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shumë i rëndësishëm Qeverin serbe, duke shtuar se pala kosovare kishte thënë se Asocioni do të bëhet bazuar në tri shtylla.

“Kanë nënshkrime në katër letra që kanë të bëjnë me AKS-në. Kemi nënshkrime, diku të Hashim Thaçit, diku të Isa Mustafës, diku të Daçiqit e diku në vitin 2015 është nënshkrim im. Dokumenti i vitit 2015, që flet për parimet, është veçanërisht i rëndësishëm…Tri shtyllat e Kurtit për çështjen e formimit të Asociacionit sipas Vuçiqit janë; së pari bazuar në Kushtetutën e Kosovës; së dyti në deklaratën e (ish-kryediplomatja evropiane) Federica Mogherinit për (ish-kryeministri i Kosovës) Isa Mustafën (ku BE-ja garantonte që Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive dhe nuk do të përbënte shtyllë të tretë të pushtetit në Kosovë); dhe së treti, sipas kërkesës në tekstin autorial të zyrtarëve të lartë të DASh-it, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar botuar më 31 janar, ku mes tjerash garantohet që asociacionit do të jetë plotësisht në pajtim me parametrat e përcaktuara nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit 2015”, ka shtuar Vuçiq.

The post Vuçiq: Serbia e gatshme të punojë në zbatim e obligimeve deri në vijat e saj të kuqe appeared first on Dukagjini.

The post Vuçiq: Serbia e gatshme të punojë në zbatim e obligimeve deri në vijat e saj të kuqe appeared first on Dukagjini.

Ufficio Stampa

Leave a Reply