Akuzat për para ruse, Kryemadhi: Dokumentet janë false, shumë shpejt mund të vijë një letër-porosi për Ramën

0
115
akuzat-per-para-ruse,-kryemadhi:-dokumentet-jane-false,-shume-shpejt-mund-te-vije-nje-leter-porosi-per-ramen

Deputetja e Partië së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur mbi akuzat se  gjatë kohës që drejtonte LSI-në është financuar nga para ruse.

E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi ka deklaruar se dokumentet e dala në media janë false, dhe janë shpifje e financuar nga mafia.

“Çfarë tregon ajo? Një letër formati A4 e shtypur me kompjuter me gërma ariale. Ajo është e falsifikuar me emrin e Monika Kryemadhi. Monika Kryemadhi dhe familja e saj kanë qenë korrekte që në momentin që kanë hyrë në politikë që në ’91”, deklaroi Kryemadhi kur iu publikuan dokumentet në emisionin “Opinion”.

Kryemadhi bëri edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se shpejti do vijë një letër-porosi nga përtej oqeanit, duke paralajmëruar kryeministrin Edi Rama.

“Kam frikë se shumë shpejt do të trokasë një letërporosi për z.Rama. Dhe gjithmonë sa herë z.Rama i vjen diçka për t’i rrezikuar çështjet e problematikave të marrëdhënieve të tij me partnerët strategjikë që cënojnë sigurinë jo vetëm kombëtare por dhe rajonale, z.Rama gjithmonë nxjerr nga këto fatura siç ishte rasti në Shtator që ka qenë thirrja për McGonigal ku z.Rama përmendej me emër dhe mbiemër si Kryeministër shqiptar, korruptimin e një agjenti të lartë siç ishte FBI, dolën faturat që Monika Kryemadhi kishte 285 mijë Euro operacione plastike”, tha deputetja e PL.

The post Akuzat për para ruse, Kryemadhi: Dokumentet janë false, shumë shpejt mund të vijë një letër-porosi për Ramën appeared first on Albeu.com.

Mata

Leave a Reply